Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Vlorë. I plagosuri është Marion Mitro, i cili kishte shkuar vetë në Spitalin e Vlorës pas ngjarjes.

Raportohet se gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut.

Mitro dyshohet se është qëlluar me armë nga një makinë në lëvizje.

Ndërkohë, policia njofton se ka gjetur një makinë të djegur në aksin rrugor Vlorë – Selenicë. Mjeti i braktisur dhe i shkrumbuar është tip Land Rover dhe dyshohet se është përdorur nga autori që qëlloi me armë Marion Mitron.

Marion Mitro njihet si një person me precedent penal dhe është hetuar e dënuar për porositjen e atentatit me tritol ndaj ish-Prefektit të Vlorës Besnik Dervishi, që mbeti në tentativë.