Një 28-vjeçar në Shijak është plagosur me armë zjarri në këmbë në rrethana ende të paqarta.

Policia njofton se shtetasi Henri Isai aktualisht ndodhet në spitalin rajonal Durrës, jashtë rrezikut për jetën.

Shijak/Informacion paraprak 

Më datë 30.05.2020, rreth orës 20:45, në Shijak, tek stadiumi, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi H.I., 28 vjeç, banues në Koxhas, Shijak, i cili aktualisht ndodhet në spitalin rajonal Durrës, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Forca të shumta të Komisariatit të Policisë Shijak dhe të DVP  Durrës po krehin zonën për kapjen e autorit .