Një 60-vjeçar është plagosur me armë zjarri në fshatin Piqeras të Sarandës.

Mësohet se i plagosuri me dy plumba është Level Hoxha me origjinë nga fshatrat e Gjirokastrës, prej vitesh banor në Piqeras, bari me bagëti të imta në këtë fshat.

Hoxha është transportuar nga spitali i Sarandës drejt Traumës në Tiranë pasi dyshohet se blumbi ka prekur kockën.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të identifikuar autorin dhe përcaktuar shkakun e kësaj ngjarjeje.