Plagoset me thikë Admir Mulaj, vëllai i gjyqtares së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Natasha Mulaj. Ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë, ndërsa Policia e Shtetit nuk ka dhënë asnjë njoftim zyrtar në lidhje me rastin.

Sipas informacioneve, Admir Mulaj është qëlluar me thikë në zonën e Farkës, ndërsa autori i ngjarjes nuk është identifikuar. Mulaj, biznesmen në fushën e ndërtimit, nuk ka bashkëpunuar me autoritetet për të treguar personin i cili e plagosi.

Ai ka thënë se nuk e njeh personin me të cilin është konfliktuar. Një vit më parë Admir Mulaj është kallëzuar për një skemë mashtrimi nga një biznesmen vlonjat i cili deklaronte se kishte paguar një shumë parash për një apartament, por nuk e kishte marrë atë.