Një përplasje me armë zjarri ka vënë në alarm kryeqytetin mbrëmjen e sotme. Si pasojë e të shtënave një 19-vjeçar ka mbetur i plgaosur. Burime nga policia bëjnë me dije se 19-vjeçari ka marrë nga plumb në dorë, por fatmirësisht është dëmtuar lehtë. 

I plagosuri me inicialet D.V është dërguar në Spitalin e Traumës me plagë të lehta në dorë.

Ngjarja ka ndodhur në Yzberisht, rreth orës 22:35 të mbrëmjes së sotme në rrugën kryesore të kësaj zone, në afërsi të shinave të trenit. Konflikti ka qenë i çastit dhe autorët pas të shtënave me armë janë larguar mes pallateve.