Një person është plagosur këtë të premte me një mjet prerës në Malësi të Madhe.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vukpalaj, ndërsa i lënduar mbeti 65-vjeçari me iniciale Gj.P..

Autor i dyshuar i kësaj ngjarje është 25-vjeçari A.P., banues në këtë fshat, i cili u shoqërua në komisariatin e policisë.

Mësohet se i plagosuri ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital.

Ndërkohë është ngritur një grup hetimor që po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.