Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në periferi të Fierit, ku ka mbetur i plagosur rëndë një fëmijë 11 vjeç.

Sipas të dhënave zyrtare policore, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:10, në rrugën Fier-Seman, në fshatin Fermë Çlirim.

Mësohet se shtetasi A.XH, 33 vjeç, banues në Seman, duke drejtuar mjetin tip “Skoda”, ka aksidentuar shtetasin e mitur M.G., 11 vjeç, banues në fshatin Dërmenas Fier. 

Të miturin e ka shoqëruar në Spitalin Rajonal Fier vetë drejtuesi i automjetit, por më pas ai u nis në Spitalin e Traumës Tiranë për mjekim më të specializuar.

Ndërkohë, 33-vjeçari u shoqërua në Komisariatin e Policisë Fier.