Goditet në detyrë një prej punonjësve të IKMT-së, pranë Astirit në Tiranë. Ngjarja e rëndë, e denoncuar nga vetë institucioni, ka ndodhur gjatë paradites, dhe sipas IKMT-së, i plagosur rëndë, me fraktura në kokë dhe duar ka mbetur shtetasi A.B, 50-vjeçar, i cili është goditur nga banorët.

“Ai është transportuar me urgjencë në spitalin ushtarak për të marrë mjekimin e duhur. Punonjesi i IKMT-së, ishte duke kryer detyrën, teksa lajmëronte poseduesit e disa objekteve në këtë zonë se janë pengesë e zbatimit të projektit të Unazës së Madhe”, njofton IKMT.

NJOFTIMI I IKMT-së

Nje ngjarje e rende ka ndodhur sot paradite ne “Astir” me banoret e kesaj zone dhe nje prej punonjesve te IKMT gjate kryerjes se detyres. A.B, 50 vjec, eshte goditur me mjete te forta nga banoret duke i shkaktuar frakture te forte ne koke dhe ne duar. Ai eshte transportuar me urgjence ne spitalin ushtarak per te marre mjekimin e duhur. Punonjesi i IKMT, ishte duke kryer detyren, teksa lajmeronte poseduesit e disa objekteve ne kete zone se jane pengese e zbatimit te projektit te Unazes se Madhe. IKMT denoncon fort kete akt barbar mbi punonjesin e saj dhe kerkon nga organet perkatese te shtetit te marrin masat e menjehershme per venien para pergjegjesise se autoreve. Po ashtu IKMT u ben thirrje banoreve dhe qytetareve, se punonjesit e saj jane ne sherbim te ligjit dhe komunitetit dhe nuk do te terhiqen per asnje moment nga detyrat e tyre, pavaresisht sjelljeve rrugacerore, barbare dhe te paligjshme.