Plagosi fqinjin në sy të fëmijëve dhe gruas për motive pronësie, arrestohet autori

01/12/2020 - 10:41

Policia ka arrestuar autorin e plagosjes së 43-vjeçarit Hilë Gjini, mëngjesin e sotëm në Lezhë.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Gjin Gjjni, pas dy orësh ndjekjeje dhe kërkimesh, pasi ka plagosur fqinjin e tij, në sy të fëmijëve dhe bashkëshortes, për motive pronësie

NJOFTIMI I POLICISË

Policia e Lezhës zbardhi dhe dokumentoi në kohë rekord ngjarjen e ndodhur mëngjesin e sotëm, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi H. Gj. Kapet pas dy orë ndjekjeje nga shërbimet e Policisë së Lezhës, autori i dyshuar i plagosjes me armë zjarri të 43-vjeçarit.

Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe armën e zjarrit tip “Pushkë”, me të cilën autori kreu plagosjen. Policia e Lezhës, menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen e ndodhur në fshatin Balldre, Lezhë, organizoi punën dhe falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta e profesionale bëri të mundur që pas dy orë ndjekjeje dhe kërkimesh, falë edhe mbështetjes së qytetarëve, të kapë në rrethinat e fshatit Balldre dhe të vërë në pranga shtetasin Gj. Gj., 69 vjeç, banues në Balldre.

Ky shtetas dyshohet se për motive pronësie ka plagosur në këmbë, me armë zjarri, shtetasin H. Gj., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Strukturat hetimore të DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po vijojnë punën për dokumentimin e plotë te kësaj ngjarjeje.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Alban Gurin, shoferin që aksidentoi për vdekje 10 vjeçaren në rrugën “Njazi Meka” në kryeqytet.

Policia ka arrestuar dy persona në sajë të operacionit “Gruda”.

Një 39-vjeçar ra në prangat e policisë së Tiranës, pasi kanosi me armë zjarri një person.

Një incident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytet, ku ka pasur rrjedhje gazi në një shkollë dhe 4 nxënës kanë përfunduar në spital.

Policia e Durrësit njofton se ka bërë arrestimin e 27-vjeçarit A.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Afganistan, ku ka ndërruar jetë një ushtar shqiptar që ishte me mision.

Dy shpërthime të fuqishme janë ndjerë në zonën e Lezhës rreth orës 19:40 dhe 19:41 minuta. Raportohet së shpërthimet janë ndjerë në Shëng

Një person humbi jetën mbrëmjen e sotme në mënyrë tragjike në aksin Milot-Thumanë, ndërsa motori me të cilin lëvizte u godit nga një auto

Sanitarja Tire Alldervishi i është drejtuar Gjykatës së Apelit për të kërkuar zbutje të masës së sigurisë.

Efektivët e Komisariatit të Policisë Tropojë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, në bazë të