Një i ri është vetëdorëzuar në polici, pasi ka plagosur me armë zjarri kryeplakun e fshatit Gribë të Gramshit.

Sipas policisë, tre ditë pas ngjarjes (më 12 prill), 25-vjeçari me inicialet S.V është vetëdorëzuar në rajonin e policisë së Korçës, pas negociatave të bëra nga uniformat blu me familjarët e tij.

“Shtetasi S.V. dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin T.V. dhe menjëherë pas ngjarjes u largua për t’u fshehur drejt qytetit të Korçës. Pas një pune të mirë-organizuar dhe intensive u bë zbardhja e ngjarjes, identifikimi i autorit, u ushtruan kontrolle të shumta nga DVP Elbasan, në bashkëpunim me forcat e DVP Korçë, e pas negociatave me familjarët, autori është vetëdorëzuar në DVP Korçë”, njofton policia.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet e mëtejshme.”