Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një person pasi akuzohet për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje".

Mësohet se në pranga ka përfunduar shtetasi shtetasi E.L., 26 vjeç, banues në Katund i Ri, Durrës, i cili gjatë procesit të punës (duke korrur misër me autokombanjë) i ka demtuar këmbën shtetasit Gj.C., 17 vjeç.

Ky i fundit, aktualisht ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.