Policia ka arrestuar autorin e plagosjes së ndodhur më datë 03.06.2019.

Specialistët për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e autorit të plagosjes së shtetasit A.P., kanë vënë në pranga shtetasin:

-Kastriot Alushi49 vjeç, banues në Krujë.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas në datë 03.06.2019, në lagjen"Sesere", Krujë, plagosi me armë zjarri , për motive të dobëta shtetasin A.P.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit pushkë model 63.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Krujë në ngarkim të shtetasit K.A., për veprat penale "Vrasje me dashje e mbetur në tentativë" dhe "Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake" parashikuar në nenet 76-22 dhe 278/2 të Kodit Penal.