Policia ka arrestuar paraditen e sotme autorin e dyshuar të plagosjes me thikë të një 36-vjeçari, ngjarje kjo e ndodhur pasditen e djeshme në lagjen “Shënkoll”, Elbasan. Mësohet se autori i ngjarjes është 23-vjeçari Lorenc Luta.

Ngjarja sipas policisë ka ndodhur për motive të dobëta, ku 23-vjeçari plagosi me mjet prerës thikë, fqinjin e tij Alfred Shqau 36 vjeç, banues në lagjen Shënkoll, Elbasan, i cili u transportua në Spitalin  e Elbasanit dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për  zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.