Bie në prangat e policisë 48-vjeçari, i cili një ditë më parë plagosi me thikë një 30-vjeçar.

Ngjarja ndodhi në Shkozë, ndërsa pas atij momenti autori u përpoq të arratisej.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. K., 48 vjeç, pasi ditën e djeshme, në Shkozë, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin O. M., 30 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.