Plagosi nënën me thikë, doli në rrugë duke qëlluar edhe fqinjët, kapet autori me probleme mendore

30/06/2020 - 14:01

Plagosi me send të mprehtë nënën e tij dhe dy fqinjët, falë ndërhyrjes së shpejtë të Policisë parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i ngjarjes. Kapet në kohë rekord autori, i cili është person me probleme mendore.

"Rreth orës 11:00, në sallën e Komandimit të DVP Dibër ka ardhur një telefonatë për ndihmë, pasi në fshatin Kërçisht i Epërm, Maqellarë, po ndodhte një konflikt.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë dhe falë ndërhyrjes së shpejtë është konstatuar se shtetasi F. A., rreth 45 vjeç (i sëmurë mendor), kishte ushtruar dhunë dhe me një mjet të prehtë (thikë), ka plagosur nënën e tij shtetasen Sh.A,  dhe më pas kishte dalë në rrugë duke plagosur fqinjët e tij, shtetasin B. M., dhe shtetasen I.M,  të cilët ndodhen për ndihmë mjekësore në spital.

Autori i dyshuar i ngjarjes është kapur në kohë rekord nga Policia dhe aktualisht po trajtohet për ndihmë mjekësore në spital", informon policia e Dibrës.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Talo Çela është sot një nga më të kërkuarit e policisë shqiptare.

Një 40-vjeçar është paraqitur sot në spitalin e Kurbinit për të mjekuar një plagë të marrë në krahun e tij.

Një 43-vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e sotme në Greqi.

U shfrytëzua seksualisht nga 4 persona në Fushë-Krujë për tetë muaj, por ndërsa ka vendosur të flasë në banesë iu vendos tritol.

Vogëlushi me origjinë shqiptare Mattia Uruçi, u shua në spitalin e Vicenza-s, ku prej 4 ditësh po luftonte me vdekjen.

Gjykata e Apelit Tiranë, me trupë gjyqësore të kryesuar nga Ridvan Hado, ditën e sotme u ka dhënë lirinë mjekëve Viktor Marku dhe Besim L

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënd

Arrestohen në flagrancë dy vëllezër dhe xhaxhai i tyre në Krujë, pasi u përfshinë në një sherr me njëri-tjetrin.

Një përleshje e dhunshme ka ndodhur në burgun Santa Maria Maggiore në Itali.

Hodhi një pako me lëndë plasëse artizanale në ambientet e jashtme të një banese, por pa shkaktuar shpërthim, Policia në kohë rekord ident