Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaluan shtetasin E. Sh., 29 vjeç, banues në Durrës.

Një muaj pas konfliktit me thikë që ndodhi në Durrës ku mbeti i plagosur një 54-vjeçar, është ndaluar autori që ishte shpallur në kërkim.

Ngjarja ka ndodhur më 23 shtator pas një konflikti të çastit, kur i riu ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin L. I., 54 vjeç, banues në Durrës.

Sipas bluve, i plagosuri pasi ka marrë mjekim në spital është larguar në banesë.