Sherri në të cilin kanë mbetur të përfshirë një ditë më parë dy banorë të Durrësit ka degjeneruar deri në pikën, ku të dy personat i kanë shkaktuar lëndime dhe plagë njëri-tjetrit.

Burime policore bëjnë të ditur se shtetasit G. G., dhe E. K., vjeç 38 e 34, banues në Durrës, janë konfliktuar fizikisht me njeri-tjetrin.

Policia ka ngritur ndaj të dy shtetasve akuzën për konsumimin e veprës penale “Plagosje e lehtë me dashje”, ndërkohë që çështja I ka kaluar për ndjekje të mëtejshme prokurorisë së Durrësit.