Disa orë pas ngjarjes ku mbeti i plagosur 35-vjeçari me inicialet R. K, policia e qytetit të Lezhës ka identifikuar autorin e dyshuar.

“Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi P. K., 37 vjeç, banues në Lezhë, i dënuar me parë për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, ka plagosur me armë zjarri shtetasin R. K”, njofton policia.

Konflikti mes tyre ndodhi në një lokal në qytetin e Lezhës, mbrëmjen e së dielës.

Policia e Lezhës vijon kontrollet intensive për gjetjen dhe kapjen e autorit të dyshuar, i cili është shpallur në kërkim.