Hetuesit në Shkodër pritet të marrin në pyetje Dionis Lisin, që ishte edhe objektivi i atentatit që ndodhi të shtunën përballë teatrit “Migjeni”.

Sipas mjekëve, për shkak të gjendjes shëndetësore aktualisht është e pamundur pasi në atentat ai ka marrë 6 plumba në pjesën e sipërme të trupit.

Disa orë pas ngjarjes, policia arrestoi në Krajen të Malit të Zi autorin e dyshuar, Aurel Ahin, 25 – vjeç (foto poshtë). Ai kishte mundur të largohej në këmbë matanë kufirit.

Më herët gjatë ndjekjes, policia gjeti të braktisur në Zogaj të Shirokës një mjet, i cili dyshohet të jetë i autorit. Kurse në një kosh plehrash, po në fshatin Zogaj, policia zbuloi armën e krimit.

Gjatë sulmit me armë në qendër të Shkodrës mbetën të plagosur edhe dy kalimtarë, Elona Qyrku 25 – vjeç dhe Enrik Prenushi, 59 – vjeç të cilët nuk paraqesin rrezik për jetën./Abc News