Një person mbeti i plagosur mbrëmjen e kaluar pranë shkollës 9-vjeçare "Mark Trokthi" në qytetin e Laçit, pas një përplasjeje me armë zjarri. Pas kësaj ngjarje policia ka arrestuar orët e vona të mbrëmjes Xhevahir Likën si autor të plagosjes. 

Lika u arrestua nga policia pranë zonës së Gjormit. Xhevahir Lika u konfliktua me Gent Bushin dhe pas sherrit fizik, ai e qëlloi atë me armë zjarri, duke e lënë të plagosur. 

Lika është person me precedent penal dhe njihet në zonë si problematik. Ndërkohë që Gent Bushi është marrë në pyetje nga policia dhe ka dhënë detaje lidhur me këtë ngjarje.