Plagosja e mbrëmjes së sotme në Durrës, identifikohet dhe arrestohet autori.

Bëhet e ditur se grupi hetimor ka mundur të arrestojë autorin e plagosjes me armë zjarri, të regjistruar në lagjen nr.12 në Durrës.

Ndërkohë, mësohet se nga ngjarja kanë mbetur të plagosur dy persona nënë e bir, që janë dërguar me urgjencë në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 23.02.2021, rreth orës 20:10, në lagjen nr.12, Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta (për vende parkimi), fillimisht me sende të forta, shtetasi Z.J., rreth 45 vjeç, ka plagosur  me armë zjarri në këmbë shtetasin F. Ç., rreth 23 vjeç.

Si pasojë e të shtënave është plagosur në këmbë dhe  shtetësja V. Ç., rreth 45 vjeçe, ( e ëma e shtetasit F. Ç.,),  e cila ndodhej në momentin e konfliktit dhe është dërguar në spital nga shërbimet e Policisë dhe ndodhet bashkë me djalin  nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

 Autori i dyshuar shtetasi Z. J., është shoqëruar menjëherë në ambientet e Policisë Durrës për veprime të mëtejshme”,- njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.