Detaje të tjera zbulohen nga plagosja me thikë që ndodhi mesditën e sotme në lagjen nr.12 të Durrësit.

Autori i ngjarjes, 19-vjeçari M.P., i ka grabitur një celular 59-vjeçarit Q.Xh., në dyqanin e këtij të fundit. Mësohet se 59-vjeçari i plagosur ka një dyqan rregullim telefonash te busti "Azem Hajdari".

Pasi i riu grabiti telefonin, ai e ndoqi nga pas deri në afërsi të markatës së tregut të fruta perimeve dhe kur e kapi 19-vjeçari e ka qëlluar me thikë duke e plagosur.

Në momentin që ka ndodhur ngjarja, tek tregu i fruta perimeve ka rastisur një patrullë e qarkullimit rrugor për të disiplinuar trafikun e cila bëri të mundur arrestimin e 19-vjeçarit.

NJOFTIMI POLICISË

Plagos me mjet prerës një shtetas, por falë reagimit në kohë të  shërbimeve të Policisë Rrugore  Durrës vihet në pranga autori i dyshuar.

Më datë 14.08.2019, në lagjen Nr.12, shtetasi M.P. 19 vjeç, banues në Durrës, ka plagosur me një mjet prerës (thikë) shtetasin Q.Xh., 59 vjeç, banues në Durrës.

Policia Rrugore që ishte me shërbim në atë zonë  është vënë menjëherë në ndjekje të autorit të dyshuar ku brenda një kohe të shkurtër bënë të mundur kapjen e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve  në bashkëpunim me Prokurorinë po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.