Një ditë më parë në Elbasan një person u plagos pas një sherri për motive të dobëta. Në një njoftim për mediat, autoritetet njoftojnë se në sherr janë përfshirë dy drejtues automjetesh dhe përdorën armë zjarri.

Më tej shtohet se “si rezultat i veprimeve hetimore të thelluara, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, u arrestuan: F. F., 21 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje” dhe E. C., 21 vjeç, banues në Librazhd, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Moskallëzim krimi”.

Gjithashtu, si rezultat i këtyre hetimeve është shpallur në kërkim policor, për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje” A. C., 21 vjeç, banues në Elbasan. Vijon puna për kapjen e tij dhe për kapjen e të dyshuarit tjetër M. Q.