Policia informon mbi ngjarjen e mbrëmjes së sotme në Allias të Tiranës. Në njoftimin zyrtar, thuhet se çifti i bashkëshortëve kanë inicialet P.L, dhe A.L, dhe se ngjarja ka ndodhur ende në rrethana të paqarta.

Ndërkohë, mësohet se dy të plagosurit janë transportuar menjëherë për në spitalin e Traumës ku po marrin ndihmën mjekësore pasi janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 21:40 në rrugën “Njazi Meka”, në rrethana ende të paqarta janë plagosur me armë zjarri çifti i bashkëshortëve shtetasit P. L dhe A.L, të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor vijon punën pēr sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.