Plagoset me armë një 32-vjeçar në Durrës. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen nr.16 të qytetit, teksa policia informon se autori është ende i paidentifikuar.

Ndërkohë i plagosuri me iniciale J.B. që ka marrë plumb në këmbë, ndodhet në spital.

Informacioni paraprak i policisë:

Më datë 24.01.2021, në orën 17: 20, në lagjen nr.16, Durrës, pas një konflikti të çastit dyshohet se është plagosur në këmbë, me armë zjarri shtetasi J. B., 32 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa shtetas të cilët ndodheshin në vendin e ngjarjes.

Nga ana e Policisë janë ngritur disa pika kontrrolli dhe po bëhet krehja e zonës, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.