Një person është plagosur me armë zjarri sot në Fier. Policia bën me dije se e ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin.

“Sot rreth orës 14:00, në fshatin Sulaj, Fier, shtetasi R. M., 44 vjeç, në rrethana e motive ende të paqarta ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin P. P., 33 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë forca të shumta Policie kanë shkuar në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës si edhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje -dalje të Fierit për kapjen e autorit”,- bën të ditur policia.

Grupi hetimor nën drejtimin e prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motivit të ngjarjes .