Një plagosje me thikë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Shtoj i Ri në Shkodër.

Rreth orës 12:50, gjatë një konflikti të çastit, shtetasi A. B. 47 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin B. I. 42 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër.

I plagosuri ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër jashtë rrezikut për jetën.

Falë reagimit të shpejtë të forcave policore u bë kapja dhe arrestimi autorit të dyshuar.

Nuk dihen akoma shkaqet e ngjarjes, ndërkohë që policia ndodhet në vendin e ngjarjes.