Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qendër të Durrësit para pak minutash, ku një person është plagosur me kaçavidë.

Mësohet se i plagosuri, 59-vjeçari Q.Xh., është dërguar në Urgjencën e qytetit dhe është futur në sallën e operacionit.

Policia ka identifikuar dhe arrestuar autorin ndërsa nuk dihet shkaku i konfliktit që shkaktoi ngjarjen. 

NJOFTIMI PLOTË

Plagos me mjet prerës një shtetas, por  falë reagimit në kohë të  shërbimeve të Policisë Rrugore  Durrës vihet në pranga autori i dyshuar.

Më datë 14.08.2019, në lagjen Nr.12, shtetasi M.P. 19 vjeç, banues në Durrës, ka plagosur me një mjet prerës (thikë) shtetasin Q.Xh., 59 vjeç, banues në Durrës.

Policia Rrugore që ishte me shërbim në atë zonë  është vënë menjëherë në ndjekje të autorit të dyshuar ku brenda një kohe të shkurtër bënë të mundur kapjen e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve  në bashkëpunim me Prokurorinë po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.