Polica ka parandaluar një ngjarje me pasoja të rënda për jetën në Fier. Forcat blu kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Agron Muçaj 64 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka plagosur me thikë një tjetër person.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “16 Prilli” Fier, ku pas një konflikti për motive të dobëta, Muçaj ka goditur me një mjet prerës shtetasin L.T, 46 vjeç, ku falë reagimit të menjëhershëm të Patrullës së Përgjithshme u parandalua përshkallëzimi i mëtejshëm me pasoja të rënda i konfliktit mes dy shtetasve.

Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Fier ka kapur në flagrancë autorin e dyshuar së bashku me thikën me të cilën kreu krimin.

Shtetasi L.T ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.