Dy të rinj janë konfliktuar në zonën e plazhit dhe sherri ka degjeneruar deri në përdorimin e grushteve.

Njëri nga të rinjtë ka mbetur i lënduar, ndërsa tjetri po ndiqet penalisht nga policia.

Njoftimi i policisë

Më datë 17.08.2017, u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin F.S, vjeç 25, banues në Fllakë, pasi dyshohet se në lagjen Nr. 13, ka goditur me grusht shtetasin J.K, vjeç 32, banuese në Durrës. Neni 90 i Kodit Penal.