4 persona janë përfshirë në një konflikt të çastit në zonën e Spitallës, që ka degjeneruar deri në përdorimin e mjeteve të forta.

Policia e Durrësit bën të ditur se ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për 4 shtetas, që në lagjen nr.15 kanë plagosur lehtë me sende të forta njëri-tjetrin.

“Më datë 11.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasit A.M, F.M, LL.M e XH.M, vjeç 22, 17, 57 e 36, banues në Durrës, Rrëshen e Durrës, pasi dyshohet se në  lagjen nr. 15, pas një konflikti të çastit, kanë plagosur lehtë me sende të forta, njëri tjetrin. Neni 89 i Kodit Penal”, njofton policia e Durrësit.