Kur na ndajnë vetëm pak minuta nga orari zyrtar për mbylljen e qendrave të votimit raportohet për një incident në një qendër votimi në Uznovë të Beratit.

Dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin brenda qendrës së votimit, ndërsa njëri prej tyre është gjakosur në fytyrë, siç shihet edhe në videon e siguruar nga BalkanWeb.