Plumb në kokë të riut, policia zbardh ngjarjen

22/08/2019 - 18:06

Është zbardhur ngjarja e ndodhur ditën e sotme në në rrugën “Myslym Shyri”, në Tiranë, ku për pasojë mbeti i plagosur rëndë 26-vjeçar, i identifikuar si Indrit Çelaj.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi pas një konflikti të çastit, ndërsa i riu po punonte për kondicionimin e vilës. Ai është qëlluar në kokë nga personi me inicialet L.V, i cili u largua menjëherë nga vila, pas ngjarjes.

Ndërkohë shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për të bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar L.V.

Njoftimi i policisë:

Zbardhet ngjarja e plagosjes me armë zjarri në kokë e shtetasit I.,Ç, 26 vjeç,  lindur në Mallakastër e banues në Tiranë, i  cili ndodhet në Spitalin Ushtarak në gjendje të rëndë shëndetësore.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në Spitalin Ushtarak ka shkuar një person, i cili ishte plagosur me armë zjarri, ngriti një grup të posaçëm hetimor për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar, shtetasit L.V, banues në Tiranë.

Rreth orës 11.30, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, në një vilë trekatëshe, shtetasi I.Ç ishte duke kryer punime  për kondicionimin e vilës në pronësi të shtetasit B.K.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi I.Ç, pas një konflikti të çastit me shtetasin L.V,  ky i fundit e ka plagosur në kokë me armë zjarri pistoletë dhe është larguar menjëherë nga vila.

Grupi Hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethaneve të ngjarjes, si dhe dokumentimin me prova ligjore të autorësisë së kësaj ngjarjeje.

Ndërkohë shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për të bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar L.V.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një ditë më parë, policia italiane ka sekuestruar 10 kilogramë e gjysmë kokainë, vlera e së cilës nëse do dilte në treg përllogaritej në

Policia italiane ka arrestuar një 36-vjeçar shqiptar që u përfshi në një aksident rrugor në Verona.  36-vjeçari, identiteti i të cilit nu

Policia ka sekuestruar 106 890 euro dhe 102 dollarë ndërsa ka proceduar penalisht shtetasin francez i cili nuk i ka deklaruar në pikën ku

Dy vëllezër dhe shoku i tyre janë arrestuar në Korçë pasi gjatë një sherri në nëntor të vitit të kaluar kishin shtënë me armë në ajër.

Një sasi prej 800 kg marijuanë është kapur në afërsi të Pikës Doganoret të Qafë-Botës në Sarandë.

Policia e Durrësit godet një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje. 

Një shpërthim i fortë ka ndodhur në një banesë në Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qendër të qytetit.

Policia e Tiranës ka arrestuar dy të rinj, pasi kanë kundërshtuar dhe fyer punonjësit policor.

Policia e Tiranës arrestoi një shtetas, i cili kishte shkelur urdhrin e mbrojtjes për dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve.

Në lidhje me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor Korçë-Gramsh, në fshatin Çekrez, në përfundim të veprimeve te para