Një 65-vjeçare, e cila po kalonte rrugën në kryeqytet, është përplasur nga një mjet dhe për pasojë ka mbetur e plagosur.

Rasti ka ndodhur pranë digës së Liqenit Artificial në Tiranë.

Menjëherë e plagosura është dërguar në spital, ndërsa policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe aktualisht ai po merret në pyetje.