Ka qenë duke u larë në det, por një shpërthim për të kapur peshk i ka dëmtuar daullen e veshit.

Incidenti i rëndë është regjistruar më datë 17 qershor në Jalë, ndërsa rasti është denoncuar në polici një ditë më parë.

Nga kjo ngjarje ka mbetur i dëmtuar 34-vjeçari nga Tirana, shtetasi me iniciale J.K. Ai ka qenë duke pushuar në Jalë, dhe kishte hyrë për t’u larë në det kur dy persona ende të paidentifikuar nga policia, kanë kryer një shpërthim për të zënë peshq.

Sipas kallëzimit të tij, 34-vjeçari ndodhej në një thellësi prej 1 metrash në det, në momentin kur ndodhi shpërthimi.

I dëmtuari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.