Një person që po udhëtonte me biçikletë është përplasur nga një makinë. Ngjarja ka ndodhur këtë të diel në hyrje të qytetit të Pogradecit.

Në drejtim të mjetit tip “Mercedes-Benz”, ishte një 35-vjeçar me iniciale R.A.

Ai ndodhet i shoqëruar në komisariat. Ndërkohë i aksidentuari u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.