Një elektriçist 63-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme, pas aksidentit në punë të ndodhur orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne.

Mësohet se së bashku me një tjetër koleg ata kanë qenë duke punuar në një prej shtyllave elektrike në lagjen Gërhot të Gjirokastrës, kur kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Të dy elektriçistët fillimisht morën trajtim hospitalor në spitalin e Gjirokastrës, ndërsa përkeqësimi i gjendjes shëndetësore të 63-vjeçarit ka detyruar transportimin e tij me helikopter drejt Tiranës, por nuk ia doli t’i mbijetojë plagëve të rënda.

Çabej është elektriçisti i katërt që humbet jetën këtë vit në Gjirokastër në një aksident në punë.