Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e mesditës së sotme ku në plazhin e Velipojës një 40- vjeçar nga Kosova ka humbur jetën.

Pushuesit e pranishëm i kanë dhënë ndihmën e parë 40-vjeçarit por ka qenë e pamundur për ta shpëtuar.

Në plazhin e Velipojes ende mungojnë rojet bregdetare ndërsa edhe ambulanca ka vonuar për të shkuar në vendngjarje.

Në plazhin e Velipojës edhe pse ka një numer të lartë turistësh ende nuk është hapur qendra shëndetësore dhe ende nuk ka një ambulancë që qendron në gatishmëri për çdo rast emergjent shëndetësor.