Një shtetas shqiptar është arrestuar sot pasi po transportonte në mënyrë të paligjshme 4 shtetas sirianë drejt Kosovës.

Arrestimi i shtetasit me iniciale A.M., 52 vjeç banues në Tiranë, u bë në vendin e quajtur "Ura e Drinit të Zi".

52-vjeçari po udhëtonte me një automjet tip "Skoda-Taksi" ku kishte dhe 4 shtetasit sirianë të cilët nuk ishin të pajisur me mjete identifikimi.

“Shtetasi A.M., kundrejt fitimit do ti ndihmonte shtetasit sirianë që të kalonin kalonin kufirin në drejtim të Kosovës në mënyrë të paligjshme, me destinacion final një nga vendet e BE-së” – njofton policia.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve"