Po transportonin sirianë me BMW e furgon, arrestohen dy persona në Kukës

19/11/2019 - 12:53

Specialistët për hetimin e trafiqeve të paligjshme në Kukës arrestuan në flagrancë shtetasit B.D., 29 vjeç, banues në Tiranë dhe M. R., 22 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tyre u bë pasi u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë duke transportuar shtetas sirianë, të cilët nuk dispononin dokumente identifikimi.

Shtetasi B. D. u kap në hyrje të qytetit të Kukësit, ku në automjetin tip BMW po transportonte 5 shtetas sirianë.

Ndërsa shtetasi M. R. u kap në aksin Kukës – Morinë, te kthesa e Kolshit, ku në automjetin tip Furgon, po transportonte 7 shtetas sirianë.

Shtetasit B. D. dhe M. R. do t’i ndihmonin shtetasit sirianë që të kalonin kalonin kufirin në drejtim të Kosovës, kundrejt fitimit, në mënyrë të paligjshme, me destinacion final një nga vendet e BE-së.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të SHÇBA Durrës, finalizu

Një automjet tip “Golf 5” është përfshirë në një aksident në Durrës mëngjesin e sotëm, te rruga “Aleksandër Goga”, sapo kalon Mauzoleumin

Tre persona kanë rënë në pranga, pasi u kapën duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm, ndërsa njëri prej tyre drejtonte mjetin pa lej

Regjistrohet viktima e tretë brenda pak ditësh në Durrës, si pasojë e mbytjes në det.

Një 65-vjeçar ka rrezikuar të mbytet teksa është futur të lahej në Liqenin Artificial në Tiranë.

Policia e Shtetit ka konfiksuar tri llogari bankare të 66-vjeçarit Lako Levani, me vlerë 140 milionë lekë, që dyshohen se janë përfituar

Një 25-vjeçare ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohet se ka kanosur në mënyrë sistematike një 54-vjeçar, ku i kërkonte n

Shtyhet sërish seanca për Arbër Çekajn, i cili akuzohet për trafikimin e 613 kilogramë kokainë në Portin e Durrësit.

Një operacion i sektorit për hetimin kompjuterik i Policisë së Shtetit dhe të Tiranës i koduar “Transferta”, ka vënë në pranga 9 persona

Policia e Kufitare e Rinsait vijon kontrollet intensive për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.