Një 23-vjeçar nga Korça është arrestuar nga policia pasi tentoi të transportonte 5 shtetas të huaj me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Nga burimet zyrtare mësohet se shtetasi me iniciale S. Ç., lindur dhe banues në Korçë, është konstatuar nga shërbimet e Komisariatit Nr. 1 në rrugën “Sotir Kolea” duke transportuar me automjetin e tij në mënyrë të paligjshme 5 shtetas marokenë në drejtim drejt Shkodrës, me qëllim destinacionin final vendet e BE-së.

I riu u vu në pranga me akuzën për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.