Ndalohet një 21-vjeçar i akuzuar për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit dhe mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të rendit publik.

Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër u bë ndalimi i shtetasit:

– Enea Mevlani, 21 vjeç, lindur dhe banues në Gjirokastër.

Ndalimi i tij u bë pasi më datë 12.06.2018, pas informacioneve të marra në rrugë operative ky shtetas po transportonte me automjetin e tij, me targa AA 915 NA pesë shtetas të huaj nga Pakistani.

Fillimisht i riu ka kundështuar urdhrin e punonjësve të policisë për të ndaluar, por më pas është kapur nga blutë e Gjirokastrës.