Po transportonte me “Benz” drejt Tiranës 4 emigrantë të paligjshëm, arrestohet i riu

21/05/2020 - 17:13

Policia e Pogradecit ka arrestuar një person, pasi është kapur duke transportuar katër emigrantë të paligjshëm.

Në pranga ka rënë 31-vjeçari I. M., banues në Vorë, pasi po transportonte me mjetin e tij tip “Benz” 4 emigrantë drjet Tiranës.

Njoftimi i policisë:

Pogradec

Kapet duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm, arrestohet në flagrancë një shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

I. M., 31 vjeç, banues në Vorë, Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi, shtetasi i mësipërm u kap nga shërbimet e policisë në lagjen nr. 3, Pogradec, duke transportuar drejt Tiranës me mjetin tip “Benz”, 4 shtetas të huaj emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një 28-vjeçar në Shijak është plagosur me armë zjarri në këmbë në rrethana ende të paqarta.

Identifikohet viktima që humbi jetën tragjikisht ditën e sotme në Vlorë.

Detaje të reja shokuese janë zbardhur nga përdhunimi i një 15-vjeçareje në Tiranë, nga ana e një 65-vjeçari dhe tre të rinjve.

Një i ri ka humbur jetën në qytetin e Vlorës ndërsa ishte duke punuar në një shesh ndërtimi ku po hapeshin themelet.

Një ngjarje tronditëse u regjistrua në Tiranë. Një 65-vjeçar abuzoi seksualisht me dhunë me një të mitur 15-vjeçare.

Një nga dy vrasësit e Eleni Topaloudi, i cili u dënua me burg të përjetshëm disa ditë më parë, do të kthehet në bankën e të akuzuarve.

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sonte në mbrëmje. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Peqinit.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një person është mbytur në lumin Buna.

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Lezhë-Milot, në fshatin Ishull.

Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar sot formularin për deklarimin e pasurisë 5 personave me precedent penal, 4 nga të cilët nga qyteti