Po udhëtonin me dokumente false, kapen në Rinas 3 persona me karta identiteti e shëndeti italiane

09/11/2019 - 10:34

Finalizohet një tjetër operacion për parandalimin e kalimit të paligjshëm të kufirit nëpërmjet dokumentave të falsifikuara

Operacioni i koduar "Destinacioni final", u zhvillua nga Policia Kufitare e Rinasit në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë vendore të Policisië Tiranë.

Vihen në pranga tre shtetas.

Sekuestrohen karta identiteti dhe karta shëndeti italiane të dyshuara si të falsifikuara.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të realizuara nga Policia Kufitare e Rinasit për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, konkretisht të kalimit të kufirit me dokumenta të falsifikuara apo për goditjen e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, si dhe në vijim të operacioneve të zhvilluara në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Polciisë Tiranë, në Rians u godit një tjetër rast i tentativës për kalimit të kufirit me dokumenta të falsifikuara.

Falë bashkëpunimit, koordinimit dhe shkëmbimit të informacionit mes Policisë Kufitare të Rinasit dhe Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Polcisë Tiranë u finalizua me sukses operacioni policor i koduar "Destinacioni final", në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

E. B., 33 vjeç, dhe E. Xh., 25 vjeç, të dy banues ne Tepelene, si dhe K. X., 19 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, pas dyshimeve të krijuara gjatë përpunimit të dokumentacionit, si dhe të shkëmbimit të informacionit me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, kaluan për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë shtetasit e lartpërmednur.

Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar ndaj këtyre personave, shërbimet e Policisë Kufitare Rinas gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 karta identiteti dhe 3 karta shëndeti italiane të dyshuara si të falsifikuara.

Nga hetimet e kryera nga ana e Specialistëve për Hetimine Trafiqeve të Paligjshme, ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë pasi kishin siguruar paraprakisht dokumenta të falsifikuara italiane me gjeneralitete të shtetasve të tjerë (italianë) kanë tentuar të kalojnë nëpërmjet aeroportit të Rinasit tranzit drejt aeroportit të Milanos me destinacion final në Mbretërinë e Bashkuar.

Vijon puna për identifikimin e bashkëpunëtorëve që kanë pajisur këta shtetas më dokumenta të falsifikuara dhe që do ti ndihmonin për të kaluar në mënyrë të paligjshme drejt Britanisë së Madhe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprat penale të “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Falsifikimi i leternjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i dokumenteve shëndetsore”

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një ngjarje e paprecedentë mësohet se ka ndodhur në një nga linjat e urbanit në Tiranë.

Policia e Tiranës ka proceduar 26 banorë të Astirit për sulmin me gurë, sende të forta dhe bomba molotov ndaj punonjësve të Policisë.

Policia ka proceduar penalisht 5 persona, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj pronarit të një lokali në qytetin e Pogradecit

Një 40-vjeçar i kërkuar për "Vrasja e mbetur në tentativë" dhe "Armëmbatja pa leje", është vënë në pranga nga Policia e Lezhës.

Gjendet trupi i pajetë i dekompozuar i një shqiptari në fshatin Kato Korakiana të Korfuzit në Greqi.

Policia ka vënë në pranga dy persona që po shkëmbenin një sasi lekësh dhe eurosh me njëri- tjetrin, që dyshohet se është përfituar nga ve

Vetëdorëzuar në polici 31-vjeçari Griseldo Kusi, i cili akuzohet për vrasjen e teknikut të kondicionerit, Indrit Çelaj.

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 32 vite burg Marjana Çmetën, e cila dy vite më parë helmoi vjehrrën e saj, Lirie Lamin.

Një tjetër i kërkuar bie në prangat e Policisë belge falë shkëmbimit të informacionit në kohë reale mes Interpol Tirana dhe Policisë belg

Një 31-vjeçar nga Kosova është arrestuar në flagrancë në Portin e Durrësit.