Policia ka arrestuar tre persona që akuzohen për vjedhje makinash. Policia e Tiranes ben me dije se dy te rinj u kapen pasi tentuan t’i vidhnin makinën tip “Range Rover” një gruaje, ndërkohë që një person tjetër kishte vjedhur në mjet taxi.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit nr 4, arrestuan në flagrancë shtetasit :

• Flobenc Gega, 36 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë “Prodhim mbajtje të armëve të zjarrit pa leje” dhe “Kundërshtim i punonjësve të policisë rendit”.

• Mehmet Dylgjeri, 30 vjeç, banues në Elbasan.

Më datë 08.02.2018, rreth orës 03:00, në rrugën “Vangjel Capo”, u kapën në flagrancë duke tentuar të vjedhin mjetin e parkuar, tip “Rang Rover”, në pronësi të shtetases Dh.T., 38 vjeçe.

Gjatë kontrollit fizik shtetasve të mësipërm në momentin e kapjes iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale :

• Një radio policie

• dy palë doreza

• njq kapuç dhe një kapele

• një shall

• një kaçavidë,

• 2 telefona celularë

• 1200 euro e 6000 lekë.

Gjithashtu nga shërbimet e Policisë të Komisariatit nr 3, u arrestua në flagrancë shtetasi:

• Xhelal Rexhepi, 34 vjeç, banues në Tetovë.

Më datë 08.02.2018, rreth orës 03:40, në rrugën e “Barrikadave”, pas njoftimit të marrë se ishte vjedhur një mjet TAXI, menjëherë Patrulla e Përgjithshme e policisë e Komisariatit nr 3, u vu në ndjekje të autorit që kishte vjedhur automjetin duke bërë bllokimin e automjetit si dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit të maqedonas Xhelal Rexhepi.