Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi akuzohej se i kishte zhvatur shuma parash një 19-vjeçari. Sipas mediave fqinje, në pranga ka rënë një shqiptar me iniciale S.O.

Ky person ishte denoncuar nga i riu se i ishin marrë shuma parash duke e kërcënuar. Por paratë që i kishte marrë, shqiptari i konsideronte si fitime nga shitja e lëndëve narkotike.

Pas denoncimit, policët u organizuan në një operacion dhe i ngritën kurth shqiptarit. Policët shkuan bashkë me 19-vjeçarin në vendin ku ishte lënë takimi për të kryer pagesën, por aty arrestuan dhe shqiptarin.