Një incident i rëndë është shënuar sot në Drenovë të Mallakastrës, ku një efektiv policie është dhunuar në një qendër votimi nga një person.

Sipas njoftimit të Policisë, autori është Besnik Caushaj, 49 vjeç, i cili është vënë në pranga.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në datën 24.06.2017, rreth orës 16:10, në ambientet e brendshme të oborrit të shkollës 9-vjecare “Beqo Caushi” Drenovë, Mallakastër, ka goditur me sende te forta (gurë) punonjësin e policisë i cili ishte paraqitur në qendrën e votimit sipas planizimit të shërbimit, në pritje për të marë në ruajtje qëndrën e votimit nr. 3254.

Gjithashtu, ky shtetas (i cili dyshohet në gjendje të dehur) ka shkatërruar dhe xhamat e kësaj shkolle si dhe një mjet 'Benz' me targa AA 044 OC, pronë e punonjësit të policisë.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Goditje për shkak të detyrës”.