Një aksion blic është ndërmarrë nga policia edhe në qytetin Vlorës. Ende nuk dihen detaje të operacionit, i cili është zhvilluar disa banesa në afërsi të fshatit Babicë.

Kka dyshime që është sekuestruar një sasi e madhe lëndësh narkotike dhe armë. Ndërkohë mësohet se policia është shumë e rezervuar në lidhje me operacionin, pasi personat që pritet të arrestohen paraqesin rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Përveç një personi të shoqëruar më herët, në mëngjes janë shoqëruar edhe dy të tjerë, ndërsa ende nuk bëhet i ditur identiteti i tyre. Në këtë aksion policor, marrin pjesë shumë forca policie, që nga RENEA dhe FNSH. Aktualisht po vijojnë kontrolle në 4 banesa, magazina dhe në biznese, ku nuk lejohet të afrohen askush.