Policia e Shtetit ka arrestuar një 28-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Në pranga ka rënë shtetasi Ermir Gjeloshi i cili është dënuar me burg nga Gjykata italiane për veprën penale "vjedhje në rrethana rënduese".

NJOFTIMI I POLICISË

Vijon zbatimi i Planit të masave për goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave në kërkim, si dhe për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër si rezultat i një pune të mirëorganizuar, dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, në bashkëpunim me Interpol Tirana, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

E. Gj., 28 vjeç, banues në Shkodër. Arrestimi provizor i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Pistoia / Itali, më datë 29.01.2019, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për kryerjen e veprës penale “Vjedhje në rrethana rënduese”, parashikuar nga Kodi Penal Italian. Maksimumi i dënimit 10 vjet.