Policia e Gjirokastrës ka ndaluar tre shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Në vijim të punës për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të shpallur në kërkim, nga Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj personit, pasurisë, të miturve dhe dhunës në familje u bë i mundur ndalimi i shtetasit në kërkim:

– Adriatik Kanushi, 50 vjeç, banues në fshatin Arshi Lengo, Gjirokastër.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër me vendim nr.204, datë 13.07.2009 e ka dënuar me 11 vjet burgim për veprën penale “Vjedhja me armë” parashikuar nga neni 140 i Kodit Penal. Ky shtetas më datë 20.02.1999, nën kërcënimin e armës iu ka vjedhur një sasi lekësh shtetasve L.B., F.B., dhe M.I. të tre banues në Përmet.

Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të paligjshme në DVP Gjirokastër u bë kapja dhe ndalimi i Thimio Ceka, 23 vjeç, banues në Gjirokastër. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi ka ndihmuar me veprime konkrete, duke i’u dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit gjashtë shtetasve të huaj nga vendet e treta.

Nga Specialistët për hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor u egzekutua urdhri i ndalimit për shtetasin në kërkim:

– Vasil Kafarani, 30 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Vjedhja” parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

Për të tre shtetasit e ndaluar materialet i kaluan Prokuririsë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të metejshme.